Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka postuar një foto me doktorin Pëllumb Pipero duke njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Hajdari thtoë se sot Pipero i dha lajmin se është negativizuar dhe mas një periudhe të gjatë izolimi do i rikthehet aktivitetit normal si deputete.
Ajo shton se COVID-19 nuk është virus i lehtë dhe se tashmë sfida e radhës është për të mposhtur ‘sëmundjen’ 30-vjeçare që ka kapur Shqipërinë.
STATUSI NGA RUDINA HAJDARI
Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!