Ish-Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ditën e djeshme është paraqitur përpara Gjykatës Speciale në Hagë si i akuzuar për krimë lufte.
Krasniqi tha nga Haga se është tepër i mllefosur dhe se në atë seance gjendet pa të drejte ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.
Pas kësaj vajza e tij Gresa ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për babain e saj duke i shprehur mbështetjen dhe se ndjehet krenar për babain e saj.
“Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.
Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar.
Të presim babi dhe të duam shumë!
Me dashuri,
Sevdija, Gresa, Qëndresa, Altini dhe Çlirimtarja“, shkruan ajo në rrjetet sociale.
g.kosovari