Pajisja debutuese e BlackBerryt me Android pritet të vijë me pamje tjetër. “Karalux”, kompani vietnameze, ka vendosur që të këtë telefon ta sjellë edhe në versionin e mbuluar me ari.
“Për dallim nga gjeneratat e kaluara, është më e vështirë të mbulojmë BlackBerry Privin”, ka thënë kompania, raporton “GSMArena”, transmeton koha.net. “Inxhinierëve iu deshën së paku dy orë për të operuar në detaje dhe 4 orë tjera në më shumë se 10 procedura për të kompletuar BlackBerry Privin e parë të punuar në ar”,thuhet më tej në njoftim të kompanisë.
Sa i përket çmimit, telefoni i punuar në ar kushton 1111 dollarë.