Tifozët e Skraparit, një ekip që militon në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar i kërkojnë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili është nga ky qytet, që të bëhet President i ekipit të Futbollit të Skraparit.
Nuk dihet se sa e vërtetë është por kjo thirrje është bërë në një faqe në Facebook me emrin “Kategoria e dytë”, e cila duket se është shumë aktive me lajme nga futbolli.