Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim online me të gjithë homologët e tij të rajonit lidhur me mini-Shengenin. Pjesëmarrës në takim kanë njoftuar se do të jenë presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja serbe Ana Brnabić; kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev dhe vetë Rama.
Mediat serbe kanë bërë me dije se gjatë takimit të sotëm do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.
Gjithashtu do të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërshtetërore midis Serbisë dhe Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime.
g.kosovari