Pothuajse 1 000 persona u gjobitën brenda 24 orëve të fundit në gjithë Italinë për mosrespektim të rregullave antiCOVID-19.
“Ky numër është më shumë se dyfishuar në dy ditë”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Konkretisht, nga 69 111 kontrolle, 944 persona u sanksionuan dje dhe 110 u raportuan për mosrespektimin të karantinës pas testimit pozitiv.
Rreth 11 654 biznese u audituan, 139 pronarë u sanksionuan dhe u dhanë 52 urdhra mbylljeje.
/a.r