Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur reagimit të Presidencës lidhur me pyetjen që numri një i qeverisë ngriti lidhur me raportin e Dick Marty-t.
Në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se presidenti Ilir Meta duhet të shpjegojë para shqiptarëve se përse votoi “pro” raportit të Marty-t së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha në Këshillin e Europës.
“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje! Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”, shkruan Rama në Twitter.
Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2020
g.kosovari