Kreu i Investimeve të Punëve Publike pranë bashkisë së Tiranës, shpjegoi këtë të premte në studion e emisionit “Java në RTSH” procesin e rindërtimit pas tërmetit të një viti më parë.
Ilda Qazmillari u shpreh se puna kryesore mbetet e përqëndruar në zonat rurale ndërsa tha se në ‘Kombinat’ ka struktura ekzistuese dhe se ka nisur procesi për prishjen e objekteve të dëmtuara.
Ajo shtoi se banesat do të ndahen në bazë të strukturës familjare të përfituesve.
“Familjet që kanë disa kurora në një banesë kanë mundësi të kryejnë një ristrukturim në ndarjen e banesave” – tha Qazimllari.
Duke u ndalur në rastin e shkollës “Sami Frashëri”, për të cilën nuk kanë munguar as akuzat nga opozita, Qazimllari tha: “Punimet për ndërtimin e shkollës kanë nisur prej dy javësh. Aty nuk do të ketë asnjë objekt tjetër dhe trualli është në pronësi të bashkisë. Pas 12 muajsh ne presim që shkolla ‘Sami Frashëri’ të jetë gati për nxenësit”.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë: