Nga dronët e Trump te ligji ‘sekret’ i Putin/ Këto ishin 6 ngjarje të rëndësishme që ndodhën orët e fundit

3 10

Nëse keni qenë të zënë me ndjekjen e lajmeve rreth zgjedhjeve presidenciale në SHBA këtë javë, ju mund të keni humbur disa ngjarje të tjera që kanë ndodhur në botë.

Kështu që ndërsa prisni që ato numërime përfundimtare të bëhen në shtetet e mbetura, këtu janë disa ngjarje të tjera, që keni mundur të humbisni.

Forcat izraelite rrafshuan shtëpitë në një komunitet palestinez

Ushtria izraelite shkatërroi një pjesë të madhe të një komuniteti palestinez në Bregun Perëndimor, duke lënë të pastrehë 73 persona, përfshirë 41 fëmijë.

Kombet e Bashkuara përshkruan shembjen e së martës në komunitetin e Khirbet Humsa si “incidenti më i madh i zhvendosjes së detyruar në mbi katër vjet”.

Këtë vit, sipas OKB-së, 869 palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor kanë mbetur të pastrehë pas shkatërrimeve të përhapura.

Operacionet ushtarake të Etiopisë ngjallën frikën e luftës civile

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed urdhëroi aktivizimin e trupave në rajonin e qetë verior Tigray, një lëvizje që ai tha ishte si përgjigje e një sulmi të pretenduar nga Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) në një bazë ushtarake federale në kryeqytetin rajonal të Mekelle.

Abiy akuzoi TPLF të premten për “kryengritje kriminale dhe papajtueshmëri” në një mesazh në Twitter, duke pretenduar se ata hodhën poshtë përpjekjet e qeverisë federale për “ndërmjetësim, pajtim, dialog”.

Ai tha se operacionet ushtarake në vazhdim në Etiopinë veriore “kanë objektiva të qartë, të kufizuar dhe të arritshëm”.

Ndërkohë presidenti i Tigray, Debretsion Gebremichael, fajëson qeverinë federale për përshkallëzimin aktual, duke thënë se rajoni po vepron në vetëmbrojtje, përcjell Telegrafi.

Administrata Trump vazhdon me shitjen e dronëve në vlerë 2.9 miliardë dollarë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së informoi Kongresin të enjten për qëllimin e administratës Trump për të shitur 18 dronë të armatosur MQ-9B në Emiratet e Bashkuara Arabe për rreth 2.9 miliardë dollarë, tha një ndihmës i kongresit për CNN të premten.

Departamenti gjithashtu informoi Kongresin se administrata synon të shesë rreth 10 miliardë dollarë në municion, duke përfshirë municione të drejtuara me precizion, të ashtuquajturat bomba “memece”, tha ndihmësi, i cili foli në mënyrë anonime për të diskutuar detajet e shitjeve të synuara.

Presidenti i Tanzanisë u betua pas një votimi të diskutueshëm

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, u betua për një mandat të dytë pesë-vjeçar të enjten, pavarësisht thirrjes së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve, duke përmendur parregullsi dhe mashtrime të përhapura.

Votimi i 28 tetorit u dëmtua nga arrestimet e kandidatëve dhe protestuesve, bllokimi i përhapur i mediave sociale dhe akuzat për kufizime ndaj agjentëve të partive politike për të hyrë në qendrat e votimit, tha ambasada amerikane.

Më parë këtë javë, udhëheqësit e koalicionit të opozitës kishin bërë thirrje për protesta kundër rezultatit, i cili ktheu Magufuli në zyrë me 84% të votave.

Arrestohet një nga spikerët më të njohur të lajmeve në Indi

Arnab Goswami, fytyra dhe themeluesi i transmetuesit të krahut të djathtë Republic TV, u arrestua në shtëpinë e tij në Mumbai të mërkurën për rolin e tij të pretenduar në vdekjen e Anvay Naik, i cili vdiq nga vetëvrasja në 2018, sipas një deklarate nga transmetuesi.

Rasti pasqyron mjedisin mediatik të vendit gjithnjë e më të politizuar.

Në Rusi, legjislacioni i ri mund t’u japë ish-presidentëve imunitet të përjetshëm

Ligjvënësit rusë paraqitën një projekt-ligj që do t’u jepte ish-presidentëve imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Sipas ligjit aktual rus, presidentët nuk mund të ndiqen penalisht për krime të kryera ndërsa ishin në detyrë.

Por ndryshimi i propozuar kërkon të zgjasë atë imunitet në përjetësi.

Ky propozim u paraqit nga një grup parlamentar që në fillim të këtij viti vlerësoi ndryshimet kushtetuese të presidentit Vladimir Putin të cilat i japin atij mundësinë e qëndrimit në pushtet deri në vitin 2036.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com