Këtë të premte në studion e emisionit 60 Minuta në RTV Scan u diskutua për zgjedhjet në SHBA. Të ftuar në studio ishin: James Rosapepe, senatori amerikan, Gerti Bogdani ish-deputeti i PD dhe Ani Elezi, gazetar në New York.
Rosapepe theksoi se Biden ka luftuar për demokracinë në Shqipëri përpara se Shqipëria të kishte demokraci.
Ai ka luajtur një rol të madh që Shqipëria ta ruante demokracinë, ndërkohë që Trump nuk e ka bërë këtë. Sipas Ani Elezit shqiptarët janë të ndarë në dy kampe.
Pretendimet e Trump për manipulimin e votave Rosapepe i mohoi sepse sipas tij është shumë e vështirë që të manipulohen zgjedhjet në një vend si SHBA.
Ndërkohë që ish-deputeti i PD pohoi se Trump nuk do të dorëzohet në këtë garë derisa ajo të përfundojë.
Zoti Rosapepe të falenderoj që je pjesë e emisionit tim 60 minuta është kënaqësi.
Kënaqësi ime.
Ta fillojmë menjëherë bisedën me një pyetje për numërimin, si po shkon?
Po shkon mirë dhe shpejtë. Sidomos në disa shtete që po hapen edhe votimet me postë, që do të kërkoj pak më shumë kohe. Por besojmë se numërimi do të përfundoj maksimumi brënda 1 ose 2 ditësh.
Po i gjithë procesi sa do të zgjasë?
Procesi në total do të zgjasë deri në 20 Janar kur do bëhet betimi i Presidentit. Por ajo që shumë persona ndoshta i ngatërron është sistemi jonë i votimit, që bëhet për anëtarët e kolegjit zgjedhor që zgjedhin më tej kandidatin për president. Pra përfaqësuesit e demokratëve që kanë marrë votat në shtetet për Joe Biden, do të kenë një takim, dhe do të votojnë duke thënë se vota e shtetit të tyre shkon për Joe Biden. Këto vota hapen në Kongres numërohen dhe zyrtarizohen. Por kjo është kushtetuta Amerikane dhe kjo ndodh prej 200 vitesh tashmë.
Kuptoj, matematikisht duket se zoti Biden i ka fituar zgjedhjet, po zoti Trump a ka ende shanse?
Deri numërimin e votës së fundit, ti nuk e di çmund të ndodh. Zoti Biden e tha se ai do të jetë president por edhe se çdo votë do të numërohet. Ndërsa presidenti Trump në disa shtete ka kërkuar bllokimin numërimit, që ska ndodhur, nuk është lejuar nga gjykatësit. Por do të ketë dhe një lloj rinumërimi, pra ka shumë check and balance në këtë proces. Nuk besoj se presidenti Trump do të dorëzohet në këtë garë deri sa të mbyllet totalisht.
A do të ketë betejë ligjore?
Ajo që do të ndodh. Është se do të ketë shumë debate televizive, në twitter në facebook, në radio etj. Ajo që besoj është se kjo situatë është më pak dramatike në jetën e gjithsecilit se sa në ekranin e televizorit.
Kuptoj, kam një pyetje tjetër, presidenti Trump tha se ka prova për parregullsi të dukshme në votim, a qëndrojnë këto pretendime?
Absolutisht jo, çdo deklaratë për manipulime nuk ka rezultuar e faktuar. Dhe ai mund të ngrejë akuza të tjera në të ardhmen. Dua të them edhe si një person që ka mbajtur detyra qeveritare në SHBA, se është e vështirë të manipulosh zgjedhjet në SHBA. Sepse të nxjerrësh shumë njerëz që të votojnë, ti organizosh ata, kërkon shumë angazhim, dhe lidhet me konspiracione, që duhet të qëndroj sekret. Prandaj besoj është më shumë në teori se sa në praktikë.
Por pse e thotë vazhdimisht presidenti Trump këtë, të paktën 3 ose 4 herë gjatë zgjedhjeve?
Sepse po kërkon të gjejë justifikime për humbjen. Unë jam i bindur se Biden nga numërimi i të gjitha votave do të rezultojë president, por Donald Trump nuk e pëlqen këtë dhe do ti këte edhe argumente për paditë gjyqësore. Apo të krijojë situata që mund të fitojë.
Kam një pyetje të fundit për politikën e jashtme, a ndryshon gjë për ballkanin nëse SHBA kanë një president Demokrat apo një Republikan dhe a ka diferenca në politikën e jashtme mes dy kampeve?
Ka shumë diferenca, por më e madhja për Europën, atë qendrore por edhe Europën juglindore është se Joe Biden ka luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Biden ka luftuar për demokracinë në Shqipëri para se Shqipëria të kishte demokraci. Por edhe në momentin që Shqipëria u bë një shtet demokratik, ai ka luajtur një rol të madh që Shqipëria ta ruante demokracinë. Kjo tregon se pse NATO është kaq e rëndësishme për SHBA, sepse i mban shtete europiane të lira dhe të sigurta nëse punojnë së bashku me solidaritet. Prandaj është e rëndësishme që shtetet e vogla të kenë miq dhe aleate shtete të mëdha që ndajnë vlerat e demokracisë si SHBA apo Kanadaja. Pra është e rëndësishme, që NATO të ruajë paqen të mbrojë atë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike në Europë si ka bërë që nga viti 1990. Siç e dini Rusia dhe presidenti i saj Valdimir Putin kërkon ta anashkalojë NATOn, do ta sulmojë unitetit europian rreth saj, por Biden ka qëndrua shumë fort në mbrojtjen e demorkacisë në Europë. Por presidenti Trump se ka bërë, ai ka qenë shumë miqësor me Vladimir Putin, që nuk është mirë për shtete si Shqipëria dhe Europën. SCAN