Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar policor “BEFASIA”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni, ku u arrestua një 51 vjeçar që shpërndante kokainë, u zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Policia po ashtu i sekuestroi këtij personi40 doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.
NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
O.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë hetimit disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.