shtria shqiptare ka marrë një lajm të kobshëm mbrëmjen e sotme, pasi është ndarë nga jeta ish-Pedagogu dhe ish komandant i Aviacionit të Republikës, Nikoll Dudi.
Piloti mirditor humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Nikoll Dudi lindi në Fang të Rubikut për tu shkolluar në vendlindje dhe më pas në shkollën ushtarake ‘Skënderbej’.
Dudi shkoi për specializim në Rusi, ku përfundoi shkollën e aviacionit. Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1960, duke drejtuar si pilot avionët luftarak MIG 15 dhe MIG 17 si dhe zv/komandant skuadrilje.
Për disa vite drejtoi dhe shkollën e larte të aviacionit në Vlorë, ndërsa për 10 vite shërbeu si pedagog në Akademinë ushtarake.
/a.r