Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në News24, kishte mbrëmjen e djeshme në fokus proçesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë diskutimit me të ftuarit në studio mbi deklaratat e Presidentit Donald Trump dhe epërsinë në vota të kundërshtarit të tij, Joe Biden, moderatorit Sokol Balla i ka mbërritur një mesazh live nga SHBA.
Ishte ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që i shkruante Ballës me humor se “Besoj që republikanët tani kanë nevojë për ndihmë nga Arben Ristani”.
/a.r
Arvizu eshte spetakolar me thenien e tij tek Balla per Ristanin