Pasditen e sotme pritet të zhvillohet takimi midis kryeministrit Gruevski dhe shefit të opozitës maqedonase Zaev.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të zhvillojnë sot pasdite një takim me tre eurodeputetët, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan në Strasburg.
Siç pritet ata do të bisedojnë për daljen nga kriza aktuale politike në vend.
Paraprakisht, Hovit, Vajgël dhe Kukan kanë pasur takime me përfaqësues të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, por nuk janë dhënë detaje për çështjet që janë diskutuar në këto takime.
Dje nën moton “Maqedonia e fortë!” para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka filluar edhe tubimi i partisë në pishtet VMRO-DPMNE dhe partive të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.
Tubimi filloi me një minutë heshtje për viktimat në Kumanovë.
Në protestë e pranishme edhe ish-ministria Jankullovska.
Gruevski deklaroi se nuk do të jepte dorëheqjen.
Protesta pro Gruevskipo mbahet në këto momente përpara Kuvendit të Maqedonisë.
Në tubim kishte një numër të konsiderueshëm njerëzish edhe pse më pak se ata që ishin dje krah opozitës.