Të shtëna më armë në qendër të Vjënës pranë sinagogës Seitenstettengasse. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë dhe sipas mediave vendase ka 1 viktimë dhe disa të plagosur.
Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit. “Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në #InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta. Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.
Burime nga ministria e Brendshme bën me dije se bëhet fjalë për një “sulm terrorist” dhe se ka 1 të vdekur dhe të plagosur. Një prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër është arratisur. Mes të plagosurve është një agjent policie i cili është në gjendje të rëndë për jetën.
Siguria e brendshme e komunitetit hebre në Austri ka udhëzuar të gjithë qytetarët hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre. Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.