Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është future në karantinë. ‘The Guardian’, shkruan se lajmin e ka bërë vetë me dije Ghebreyesu me anë të një mesazhi në ‘Twitter’, i cili është shprehur se është vetëizoluar pasi ka pasur kontakte me një person të infektuar me Covid-19.
Kështu, kreu i OBSH-së, do të punojë nga shtëpia për të paktën dy javë, për të parë nëse ai do të shfaqë simptoma dhe më pas do të bëjë tamponin.
“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19″, tha Tedros në cicërimën e tij.
“Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO”, shtoi ai.
Tedros ka qenë në ballë të përpjekjeve të agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara për të luftuar pandeminë, e cila ka marrë jetën e 1.2 milionë njerëzve dhe infektuar më shumë se 46 milionë të tjerë në të gjithë botën që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit të kaluar, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins .
Ai theksoi në Twitter se është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi në përputhje me udhëzimet shëndetësore.
“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor,” është shprehur Tedros Adhanom Ghebreyesus./ Javanews
g.kosovari