Sot të gjitha universitetet në vendin tonë do të nisin mësimin online.
Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet në kryeqytet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri online e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid.
Rreth 21 mijë studentë që nisin fakultetin për herë të parë, do ta fillojnë atë online, ndërsa në total mendohet se është një numër më i lartë që nuk do të shkelë në auditore.
Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtrim të rasteve ditore, është bërë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, dukë “penalizuar” edhe universitetet.
Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli më herët ka bërë me dije se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi në vazhdim po mendohet që shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00, pasi ajo është konsideruar si vatër e rrezikshme.
g.kosovari