Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.
Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.
Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.
Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.
Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët./Darsiani.com