Siç shihet qartë dhe nga shifrat, Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-19 në botë me rreth 9 milionë të infektuar. Vetëm të premten u regjistrua numër rekord prej 100 mijë rastesh të reja brenda një dite.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda.
Ndërkohë, vendi i dytë në botë për numrin e të prekurve është mbi 8 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore.