Eriko Mane, i riu shqiptar që mbeti i plagosur pas tërmetit të fuqishëm që prekur dhe ishullin Samos në Greqi ndodhet në spial, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi është operuar në këmbë.
Babai i Manes, Lavdi Mane, i cili ndodhet në Fier, është shprehur se nesër do të niset drejt Greqisë për të parë të birin. Në një intervistë për AbcNews, ai shprehet se lajmi i ka rënë si bombë, dhe ka mësuar që të birin ia kanë shpëtuar shokët.
Intervista e plotë
Zoti Lavdi, kush ua dha lajmin?
Më mori një greke, dhe më tha kështu ndodhi. E pabesueshme. Më pas na mori çupa.
Kur do të niseni për në Greqi?
Nesër në orën 06:00 do të nisemi. Ambasada na ndihmoi.
Po djali më kë ishte?
Janë motrat, gjithë farefisi. Po jetonte vetëm në shtëpi. Unë me gruan ishim në Shqipëri. Na ra si bombë.
Sa kohë kishit që erdhët në Shqipëri?
Erdhëm në datë 19 tetor, në datë 4 nëntor do të ktheheshim.
Me djalin keni biseduar?
Po kemi folur tre herë. Është në gjendje të lirë, ka disa fraktura.
Cfarë ju tha djali, si ndodhi?
Ishte duke u kthyer nga shkolla për të kapur autobusin. Ishin tre shokë. Ndodh lëkundja, grekët e shikojnë që i bien gurët, muri, dhe e tërheqin menjëherë, e shpëtojnë, pasi nëse nuk do ta kishin tërhequr do ta kishte zënë në mes.
Shokët?
Po, ata e shpëtuan.
Sa vite keni që jetoni në Greqi?
Po bëjmë 20 vite që jetojmë atje. Në Shqipëri tani erdhëm për shkak të disa problemeve që kemi.
Mbrëmë djalin e vizitoi edhe ministri grek i Shëndetësisë…
Djalin e kishin pritur shumë mirë. Ndihma e shpejtë, e paparë. Jam shumë i kënaqur.
g.kosovari