Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2.748 teste, ndërsa janë regjistruar 934 raste të reja me COVID-19.
Sipas qyteteve: Shkup-420, Kumanovë-35, Dibër-5, Shtip-20, Prilep-61, Tetovë-58, Strugë-5, Veles-82, Manastir-33, Ohër-23, Kavadar-19, Gostivar-18, Gjevgjeli-13, Strumicë-30, Kriva Pallankë-4, Radovish-7, Krushevë-2, Koçan-22, Probishtip-8, Demir Hisar-2, Pehçevë-1, Berovë-6, Vallandovë-1, Vinic-2, Dellçevë-4, Kratovë-4, Sveti Nikollë-13, Kërçovë-20, Resnjë-6, Negotinë-8.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 454 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Pesë persona kanë ndërruar jetë, tre pacientë nga Shkupi (58, 68 dhe 75 vjeç) dhe dy nga Prilep (73 dhe 78 vjeç). Të gjithë vdiqën në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 30.488.
/e.rr