Kina dhe Bashkimi Evropian kanë bërë përparim në raundin e 33-të të negociatave dypalëshe të Traktatit të Investimeve, bëri të ditur të enjten Ministria kineze e Tregtisë.
“Negociatat e zhvilluara nga 18 deri më 23 tetor u përqëndruan në tekstin e marrëveshjes, si dhe çështjen e hyrjes në treg”, -tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng në një konferencë shtypi, shkruan “Xinhua”.
Pavarësisht nga pandemia, Kina dhe BE-ja kishin tetë raunde negociatash zyrtare këtë vit dhe të dyja palët kanë marrë masa për të lehtësuar zgjidhjet praktike.