Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së urisë, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet.
Gratë thonë se janë të vendosura të vijojnë grëven derisa të marrin një zgjidhje, edhe pse thonë se forca fizike e tyre ka shteruar tashmë.
Sërish naftëtaret ia janë drejtuar me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen, por jo që ato të lenë grevën.
‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.’’– thonë ato, raporton News24.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i ka vendosur kushtin naftëtareve që të lenë grevën dhe më pas të diskutojnë.
g.kosovari