Një nga tre viktimat në sulmin e djeshëm terrorist në një kishë katolike në Nisë ishte një nënë braziliane fjalët e saj të fundit ishin: ‘Tregojuni fëmijëve të mi se i dua.’
Simone Barreto Silva, 44 vjeç, kishte jetuar në Francë për 30 vjet dhe kishte tre fëmijë, konfirmoi mbrëmë Konsullata Braziliane në Paris.
Nëna u godit me thikë nga emigranti tunizian Brahim Aoussaoui, i cili gjithashtu ekzekutoi edhe 54-vjeçarin Vincent Loques ndërsa përgatitej për meshën.
Viktima e tretë, e përshkruar nga autoritetet franceze si një grua e moshuar, që ishte therur pranë ujit të shenjtë të kishës.
Simone thuhet se ishte zhvendosur në një bar para se të vdiste nga plagët e saj.
Sipas mediave lokale, fjalët e saj të fundit ishin drejtuar ndihmës mjekëve të cilët nxituan në vendin e ngjarjes, duke u thënë atyre: ‘Tregoni fëmijëve të mi se i dua.’
Nuk dihet nëse ajo ishte e martuar apo kishte një partner. Raportet në Brazil thanë se ajo kishte tre djem, megjithatë profili i saj në Facebook tregon dy djem dhe një vajzë. Moshat e tyre nuk dihen.
Mediat e huaja shkruajne se bota pa me tmerr dje si Aoussaoui, i cili kishte mbërritur në Evropë me një anije emigrantësh muajin e kaluar, filloi një sulm të pakuptimtë në bazilikën e Nice.
Ai bërtiti ‘Allahu Akbar’ (‘Zoti është më i madhi’ në arabisht) ndërsa theri të tre të krishterët në Kishë./ Javanews
g.kosovari