Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i është përgjigjur mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë president pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën.
“Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam digjeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, tha Topalli për emisionin “Ilva Now”.