Kryeministri Edi Rama është shprehur se kryetari i PD-së Lulzim Basha, pret biologjinë që të bëhet kryetar qeverie. Ndwr tw tjera, Rama i konsideroi deputetët e opozitës parlamentare si aksident të dobishëm, pasi me ta janë kaluar disa ligje të rëndësishme.
“Sipas Ilir Metës parlamenti nuk ka legjitimitet për të bërë punën e tij. Sepse ilir Metës ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu ju kam sjellë unë me Taulant Ballën dhe në bashkëpunim me disa alienë. Ju kemi gjetur në hënë, ju kemi gjetur në Mars, madje ndonjërin prej jush këtu e kemi gjetur edhe në Jupiter. Në fakt jo. Të gjithë ju që keni ardhur këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Këta të dy kanë firmosur për ju. Madje disa kanë ardhur me recetë të doktor Peço Vasilit. Tani Ilir Meta thotë ju nuk ekzistoni. Sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë sepse falë jush dhe bashkëpunimit kemi rritur qatë që nuk do e kishim bërë dot nëse këtu do të ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre që nuk duan zgjedhje. Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin. Pra për arsye biologjike, pra moshe, apo goditjesh të sistemit tim të qarkullimit të gjakut unë të largohem nga jeta dhe Luli si pasojë e biologjisë të bëhet kryeministër. Se unë ndonjë gjë tjetër nuk shoh. Strategjia është prit biologjinë. Dhe ndërkohë që pret biologjinë bën hajgare me aritmetikë. Ilir Meta ka një problem tjetër shumë të qartë, saqë është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandinë e një individi ati që Shqipëria i ka dhënëatë që nuk ia ka dhënë askujt qysh prej ditës së parë të ngritjes së flamurit të pavarësisë. Qysh prej Ismail Qemalit edhe të tjerë me radhë nuk e kanë marrë atë që ka marrë Ilir Meta. Tani në 60 çfarrë kërkon, ky të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nuk la ironinë pas me liderët e opozitës dhe Presidentin.
“Ligji që ne kalojmë e bën të qartë për njerëzit se ku të votojnë, kë të votojnë dhe se ku përfundon vota e tyre. Deri më sot vota ka qenë voto Lulin, por e ke si ato mrroklkat Kinder, ke çokollatën, hap çokollatën të del Ilir Meta brenda, bashkë me Monikën. Imagjinoje t’i gëlltisësh pa e hapur. I ke të dy këtu duke bërë protesta dhe dekorata, ndërkohë që ti je demokrat. Imagjino Korab Lita se nga çfarë ke shpëtuar ti”, tha Rama.
/a.r