Kryeministri Edi Rama u përgjigjet përsëri naftëtarëve. Këtë herë ua ka prerë shkurt duke u thënë se qeveria s’e ka shkaktuar problemin e tyre dhe kësisoj s’kanë asgjë për të negociuar. Pa dalë nga greva, Rama thotë se nuk ua qan hallin.
“Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!
Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës“, shkruan Rama.
/a.r