Rëndohet pozita për Blendi Tetën. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrajse për hakmarrje”.
Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale.
Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës në datën 03 nëntor. Blendi Teta është i arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos në 27 gusht 2019.
g.kosovari