Një mësuese nga Përrenjasi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se mësuesja Irena Bajlozi, ishte prekur nga pandemia e koronavirusit.
Mësuesja e muzikës prej disa ditësh nuk kishte shkuar në shkollën ku edhe jepte mësim pasi kishte rezultuar pozitive në tamponin e kryer. Kështu që ajo ishte vetë-karantinuar në shtëpi, por për fat të keq ndërroi jetë.
Vdekja e saj, është e para në radhët e arsimtarëve në vend. Nuk dihet nëse mësuesja ishte infektuar në shkollë nga kolegët ose nxënësit, apo jashtë saj.
g.kosovari