Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës është konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Burime për mediat bëjnë me dije se përveç kryebashkiakut Flamur Golemi pozitiv me Covid janë konfirmuar edhe shefi i komisariatit të policisë vendore dhe një doganier.
Në qarkun e Gjirokastrës numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 128 persona.
Ndërkohë në vendin tonë vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditore me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 284 persona duke e çuar në 19,729 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 487 kanë humbur jetën.
/a.r