Aktivistët e Vetëvendosjes, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, u kanë ofruar ushqime policëve që kanë rrethuar selinë, por këta të fundit kanë refuzuar.
“Shumë faleminderit, por nuk mundemi ta marrim”, kanë thënë policët, sipas gazetës “Koha”.
Veç Sejdiut, bashkë me protestuesit tjerë po qëndron edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, si dhe anëtarë të AAK-së.
Pranë selisë së Vetëvendosjes është kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri. Por, as ai dhe askush tjetër nuk po lejohet të hyjë brenda zyrave të tyre, sepse ekipi i ekspertëve të policisë është ende aty.