PDIU ka reaguar për arrestimin e Albin Kurtit, duke e quajtur atë si të papranueshëm për ditën në të cilën ka ndodhur. Në një deklaratë për median, PDIU bën të ditur se:
“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje për qetësimin e situatës në Kosovë. Arrestimi i Albin Kurtin më 28 nëntor është i papranueshëm. Ajo që nevojitet është maturi dhe dialog. Arrestimet e këtij lloji, në këto ditë, nuk janë rruga e duhur për zgjidhjen e kundërshtive. 28 Nëntori është dita e flamurit, që bashkon shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës e diasporës, të ndarë nga padrejtësia historike. Ajo nuk mund të jetë dita e arrestimit për motive politike. PDIU i bën thirrje presidentes
së Kosovës, të thërrasë tryezën e partive politike, për të gjetur zgjidhje politike në tejkalimin e ngërçit, sigurimin e interesave kombëtare në çështjet e demarkacionit dhe asosiacionit dhe në normalizimin e jetës institucionale në Kosovë”.