Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez është shprehur se beson se Komisioni i Venecias do t’i japë palëve politike në Shqipëri një arsyetim të shpejtë lidhur me zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvend në 30 korrik.
E pyetur nga gazetarët në lidhje me qendrimet e palëve politike mbi kërkesën e Presidentit që të jetë Komisioni i Venecias ai që do të japë një mendim juridik mbi ndryshimet në fjalë, Pisonero-Hernandez u shpreh se qendrimi i KE është i qartë dhe pasqyrohet edhe në reagimin e komisionerit Varhelyi.
“Ju keni parë Twitrer-at që komisioneri Varhelyi publikoi dje dhe sot në mëngjes. Vendimi për t’ia lënë për shqyrtim Komisionit të Venecias dispozitat e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit të aprovuara nga Parlamenti i përket autoriteve shqiptare.
Bashkimi Europian beson se Komisioni i Venecias do t’u ofrojë palëve një këshilla të shpejta lidhur me zbatimin e ndryshimeve Kushtetuese të aprovuara nga Parlamenti në 30 korrik.
Ne presim që palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias“, u shpreh ajo raporton gazetarja e Abc News, Erisa Zykaj.
Megjithatë, Pisonero-Hernandez u shpreh se i përket palës shqiptare të presin ose jo mendimin e Komisionit të Venecias.
Pak ditë më parë, Presidenti Meta vendosi t’i kërkojë Komisionit të Venecias një mendim në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor pasi i ktheu ato për rishqyrtim në Kuvend.
Përmes një reagimi në Twitter, komisioneri Varhelyi kërkoi nga maxhoranca që të mos votonin në Kuvend pa ardhur fillimisht mendimi nga Komisionit të Venecias.
Megjithatë, në një reagim të mëvonshëm, kryeministri Rama u shpreh se e mirëpret qendrimin e Komisionit të Venecias, por ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të miratohen shpejt nga Kuvendi ashtu siç ishin votuar më herët.
/a.r