Ministrja e shendetesise Manastirliu ka ngushelluar permes nje postimi, familjaret e specialistes se shendetit publik Mimoza Toska Zoraqi, e cila humbi jeten pas nje beteje te veshtire me Covid 19. Ja postimi i Manastirliut:
Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.
Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.
Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!