Kryeministri Rama ka publikuar një video në Intsgaram të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila deklaroi mbrëmjen e djeshme se PD dhe LSI do të marrin 100 mandate të reja me kodin e ri. Ndërsa me atë të vjetrin, 84 deri në 86.
Në video shkruhet: Përse opozita është kundër kodit zgjedhor? E më pas jepet deklarata e Kryemadhit.
‘Gënjeka Baba Xhikja atëherë’– shkruan Rama duke thënë në këtë mënyrë se përse Ilir Meta është kundër Kodit të Ri Zgjedhor që u kthye nga Meta.
g.kosovari