Gjatë mbrëmjes që lamë pas ka ndodhur një incident i rëndë në ujërat greke, ku një anije ushtarake u anije ushtarake u përplas dhe nda më dysh prej një anije gjigante mallrash.
Anija tregtare “Maersk Launceston” me flamurin e Portugalisë u përplas me anijen “Kallisto”.
Kjo e fundit është një nga katër anijet e kërkimit të minave që ka marina greke duke i shkaktuar një dëm të madh Greqisë.
Siç duket nga fotot, anija ushtarake është ndarë më dysh dhe sipas mediave greke ka dalë jashtë përdorimit edhe pse një vit më parë tek ajo u bënë investime për riparime të mëdha.
Nga përplasja janë plagosur dy marinarë tek anija ushtarake greke, ndërsa tek ajo tregtare nuk raportohen të tillë.
g.kosovari