Analisti Koço Danaj e ka cilësuar arrestimin e Albin Kurtit si një akt anti-shqiptar dhe proserb.
I ftuar në studio në televizionin News 24, Danaj këmbëngul se Kurti mund të ishte arrestuar në çdo ditë të mundshme, por policia zgjodhi ta bënte sot, në Ditën e Pavarësisë.
“Ky është një veprim proserb, dhe Shqipëria duhet ta dënojë këtë akt të policisë së Kosovës”, tha Danaj.
“Nëse qeveria jonë nuk e dënon arrestimin e Kurtit, për mua kjo qeveri është po aq anti-shqiptare sa treshja Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli”.