Endri Fuga drejtori i komunikimit i kryeministrit Edi Rama, i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” zëdhënësit të Ilir Metës, në vazhdën e përgjigjeve sa i takon debatit të krijuar për sulmin e paprecedent të presidentit kundrejt botuesëve dhe gazetarëve.
Pas 11 pyetjeve për median të bëra nga Blushi i është përgjigjur Fuga i cili i thotë se gazetat i ka djegur ish-kryeministri Sali Berisha, kurse gazetarët i ka gjobitur e burgosur.
“Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetaret ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot perdor epitetet, gjuhen dhe metodat e tij i bie qe je rende fare! Sa per debatet, IM le te debatoje me MK per lidershipin e LSI”, thotë Fuga.
/a.r