Moderatorja e njohur Alesia Bami, është një ndër vajzat më të bukur të show-bizzit shqiptar, e cila është shpesh në qendër të mediave rozë.
Ende beqare, Alesia Bami ka treguar edhe se si e do partnerin e saj të ardhshëm.
E ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ajo përshkroi partnerin e saj, ku tha se dëshiron ta ketë me mundësitë ekonomike si të sajat.
Kjo për arsye sepse ajo nuk dëshiron të jetë e varur nga dikush.
“Do të doja dikë me mundësitë ekonomike po të njëjtat si të mijat, për arsye sepse nuk do të doja të isha e varur. Nuk ka asgjë pa kushte, përveç dashurisë së prindërve”, tha moderatorja.