Në vijim të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka qenë në Shijak.
Shefi i qeverisë gjatë vizitës së tij në Shijak ka parë nga afër punën për rindërtimin dhe rikonstruksionin e pallateve të prishura nga tërmeti.
Banorët e pallateve të rikostruktuara e falenderojnë shefin e qeverisë për mbështetjen dhe punën e bërë. Një qytetare thekson se me punën bërë ai do të mbahet mend gjatë.
Banorja: Urdhëroni, urdhëroni zoti Kryeministër do të mbahesh mend për të mirë, deri sa të vdesim ne nuk do ta harrojmë se pallati ka qenë shumë i shumtuar. I keni dhënë dritë, siç jeni vetë.
Rama: Ishin keq aa?
Banora: Ka qenë shemb komplet, ballkoni të gjitha.
Rama: Po mirë shumë mirë. Ta gëzoni tani!
Qytetarja : Do e shikosh dhe ballkonin se ka qenë i shembur fare, falë jush dhe kryetari tonë u bë i mundur ndërtim i tij.
Rama: Këtë çun e keni flori,
Qytetarja: Flori flori e kemi.
Ndërkohë kryebashkiaku i Shijakut është shprehur se deri në mes të nëntorit do të mundësojë futjen brenda shtëpive në të gjithë banesat e dëmtuara.
/e.rr