Forcat Speciale të Shkodrës kanë arritur të lirojnë një peng pas një operacioni të vështirë policor ku ka pasur dhe shkëmbim zjarri në fshatin Plan Pult të zonës së Dukagjinit.
Operacioni për lirimin e pengut u ndërmor rreth orës 18:30 të 27 nëntor 2015. Një person I identifikuar me inicialet S. K mësohet se mbahej peng që më datën 21 Nëntor 2015 nga një grup personash dhe motive është trafiku i lëndëve narkotike
Policia ka arritur të arrestojë 3 pengmarrës, ndërsa shpalli në kërkim 4 persona të tjerë.
Operacioni u kodua “Pengu” dhe u organizua nga Policia e Shkodër në bashkëpunim me FNSH- Shkodër. Mësohet se gjatë operacionit të lirimit ka pasur dhe shkëmbim zjarri me policinë.
Të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim
– Tomë Shkepa, 32 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malesi e Madhe,
– Lek Shkepa, 36 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe,
– Kolë Dushku, 22 vjeç, banues në fshatin “Plan-Gjuraj”Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.
Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasve:
– P. Dushku., 35 vjeç,
– P. Dushku, 20 vjeç,
– L.Vala, 20 vjeç,
– F. Vala, 21 vjeç, banues ne fshatin Gjuraj, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër,
Pengmarrja
“Më datë 21.11.2015, 7 persona(3 të arrestuarit dhe 4 në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, 2 vëllezërit, S.K dhe A.K.
Më pas A.K e kanë lënë të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin “Plan”,Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dëri në mbrëmjen e datës 27.11.2015, i cili u lirua pas operacionit të policisë.
Nuk kishin paguar drogën e blerë
Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasëve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët .
Operacioni i lirimit
Operacioni për lirimin e pengut u zhvillua në një terren të thyer malor dhe me dëbore ku në momentin e lirimit të pengut, pengëmarresit kanë shkëmbyer zjarr dhe duke përfituar nga terreni i veshtirë dhe kushtet e vështira klimateriake disa nga pengëmarresit kanë arritur të largohen, duke ju fshehur forcave të policisë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Arrestohen tre pengmarrësit, 4 ikin
“Tre persona të dyshuar si autorë të pengmarrjes janë arrestuar ndërsa u shpallen në kërkim katër të tjerë. Këta të fundit mundën ti shpëtojnë forcave të policisë për shkak të shkëmbimit të zjarrit , terrenit shumë të vështirë dhe kushteve shumë të vështira klimaterike me rreshje bore, informon policia.
Hetimet
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa.
Materialet i kaluan për veprime të metëjshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprën penale të “Rrembimi dhe mbajtja peng e personit, kryer ne bashkepunim”, parashikuar nga nenet 109 – 25 te Kodit Penal.
Sekuestrohen në vendngjarje gëzhoja dhe lëndë narkotike.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në funksion të procedimit penal nr.329, viti 2015 rregjistruar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Ora News