Koloneli Myslim Pashaj i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ka folur për zgjidhjen që Gjykata Ndërkombëtare do japë për çështjen e detit me Greqinë.
Pashaj shprehet se pikënisjet dhe pikëbitisjet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë prova më e mirë që vendimi i Hagës nuk do të favorizojë Greqinë.
Ai tha po ashtu se në ndarjen e detit, Shqipëria humb vetëm nëse nuk përfshihet edhe Gjiri i Sarandës.
Myslim Pashaj: Gjykata do bëjë ndarjen e kufijve detarë, detin territorial, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive. Do ketë specialistë, do bëhet marrëveshje me të gjitha hollësistë që kanë të bëjnë me kriteret bazë dhe parimet bazë që ekspertët e dy vendeve tona nuk kanë mundur t’i japin dum. Mendoj që do sqarohet, do ndiçohet kjo çështje.
Po sikur zgjidhja të jetë në favor të Greqisë?
Kjo edhe mund të ndodhë…por nuk do ndodhë.
Ku e gjeni sigurinë?
Për oponencën që është bërë, për një material shumë të zgjedhur dhe argumentuar të Gjykatës Kushtetuese bëri këtë trajtim për një çështje madhore, materiali i Gjykatës Kushtetuese është brilant, është shumë i mirë, pikënisjet dhe pikëbitisjet e fundme të trajtimit të çështjes në Hagë duhet të jenë pikat e Gjykatës Kushtetuese. Këto pika do të përqiten nga Gjykata Ndërkombëtare me ligjin për detin.
A kemi ne ekspertë në këtë fushë?
Jam i dëshpëruar sot se asnjë institucion shqiptar që paguhen me taksat e shqiptarëve nuk kanë marrë pjesë në këto studime madhore. Ne kemi specialistë, por përvoja dhe ajo çfarë kam ndjekur unë me grupin e marrëveshjes së parë, që tani është nul, mendoj se ata ishin njerëz të mirë, të ndershëm dhe atdhetarë, por nga ajo dëshira për transparencë që kemi ne dhe ato sekrete që nxori minsitri Bushati, del që grupi negociator nuk ka qënë në gjendje të mbrojë të tëra parimet në punën që kanë bërë nga 2017 në 2019.
Sa mund të zgjasim procedurat e gjykimit në Hagë?
Nga përvojat që kam parë në literaturë do të duhen 2 apo 3 vite deri në momentin që ata të afrohen drejt një zgjidhje. Unë kam frikë se mos gjykata e Hagës do harrojë Gjirin e Sarandës, pra nëse nuk e zgjidhim edhe atë, pra nëse Saranda nuk do të ketë gjirin e saj të përfshirë në ujërat e brendshme dhe e lëmë të ndahet mes ujërave me Greqinë, kjo për ne është humbje e madhe. Shpresoj që të mos ndodhë.
A do na i zgjidhë çështjen Haga?
Shqipëria nuk qe e zonja dot, po e them troç, nuk do i vijë mirë, Shqipëria nuk ishte në gjendje me ekspertët e saj, në tavolinën diplomatike të mbronte kufijtë e saj detarë në marrëveshjen e parë. Por marrëveshja e parë është prototip në krye. Ajo marrëveshje na tregoi se nuk kishim ekspertët e duhur.
Të argumentonin në mënyrë shkencore e juridike për çështjen e detit. Kishim humbur shumë. 354 km2 humbnim, sa një bashki, me pasuri të mëdha nëntokësore, por edhe duke humbur dinjitetin kombëtar, hapësira të mëdha detare. Pasi ishujve që ka prezent Greqia, të cektinave bregore, ne nuk ishim në gjendje të argumentonin që duhet të futeshin në punë e trajtim me efektet e tyre. Nuk ishte në lartësinë e duhur.
Unë do isha që në ekspertizën që do bëhet në vijim e më tutje, të marrëveshjes së re që do bëhet nga Haga, duhet të jetë e lartë, të kenë një gjë të mençme që u vjen nga vendi. Duhet që ne të paraqesim një material i mbështetur nga pikpamja juridike e teknike.
Jemi në një moment që po flitet për marrëveshjen e dikurshme për ta gjykuar në Hagë. Kemi një pjesë të politikanëve shqiptarë që ngulin këmbë, dhe pavarësisht Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, ata thonë që vërtet e rrëzoi, por marrëveshja ka qenë e drejtë. Nuk ka cënuar asnjë milimetër thonë. Në këtë ulluk.
Sa e dëmton politika këtë çështje?
E ka dëmtuar. Ne bëjmë një marrëveshje tjetër, e krahasojmë me marrëveshjen e parë 0. Dhe ne shqiptarët e stigmatizojmë, nuk merremi vesh. është shumë e rëndë, që mund ta themi kaq lirshëm. Marrëveshjen e detit të vitit 2009, që është zero, dy kampet luftojnë njëri-tjetrin. Po i shkon Gjykatës në këtë mënyrë. Kufijtë kanë qenë tragjikë, por s’duhe të jenë më.