Ministrat e Punëve të Jashtme të tre vendeve balltike u vendosën sot në karantinë pasi homologu i tyre slloven ishte testuar pozitiv me COVID-19.
Ministrat e Punëve të Jashtme të tre vendeve balltike u vendosën sot në karantinë pasi homologu i tyre slloven ishte testuar pozitiv me COVID-19.
Anze Logar rezultoi pozitiv me COVID-19 pas një turneu në vendet balltike, ku ai ishte takuar me homologët në Letoni, Edgars Rinkevics, në Estoni, Urmas Reinsalu dhe në Lituani, Linas Linkevicius.
Presidenti polak rezultoi gjithashtu pozitiv me COVID-19, disa ditë pas një vizite në Tallin, kryeqyteti estonez.
Ndërsa ende nuk dihet se ku presidenti polak Duda, 48 vjeç, ishte infektuar, ai kishte marrë pjesë në një forum investimesh në talin, ku ishte takuar me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid dhe presidentin bullgar, Roumen Radev.
Kaljulaid njoftoi menjëherë në faqen e saj Facebook se kishte kryer testin menjëherë pas kthimit nga Franca dhe se testi kishte rezultuar negativ./
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.