Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili më herët tha se është hera e parë që një kryetar partie mbledh partinë e tij, në një vend grumbullimi plehras, referuar prezantimit të “Deputeti Juaj” dje tek inceneratori i Elbasanit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo do të jetë e ardhmja dhe falë impianteve moderne, në këto inceneratorë do të mblidhen njerëzit në parqe, në dallim nga “politika e vjetër”, thotë ai që kishte formuar male plehrash.
” Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë”, shkruan Rama.
Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!
— Edi Rama (@ediramaal) October 22, 2020
g.kosovari