Të tjera detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që i ka ndodhur 35 vjeçarit Olsi Kafazi ku u bë me dije se iu shkrumbua qëllimisht makina, pranë Ujit të Ftohtë.
Punonjësi i Ujësjellësit, Olsi Kafazi, pak ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona të cilët e kishin rrahur.
Gjatë një prononcimi për Fax News Kafazi ka theksuar se nuk i kishte njohur personat që e kishin dhunuar, duke shtuar se nuk ka dijeni nëse kanë lidhje me djegien e makinës.
“Para disa javësh më kanë rrahur, nuk i kam njohur personat. Kam qenë shtruar në spital për shkak të rrahjes, kam pas disa fraktura. Nuk e di nëse ka lidhje me djegien e makinës. Jam në komisariat, nuk mund të them dot asgjë pa qenë i sigurt. Nuk kam pas konflikte.”- ka thënë Kafazi.
Vlorë
Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.kosovari