Vrasja e një mësuesi në Francë nga një ekstremist islamist është temë diskutimi në emisionin OPEN në Top Channel.
Samuel Paty kishte marrë kërcënime pasi kishte treguar një karikaturë të Profetit Muhamed në klasë. Avokatja Migena Balla, praktikante e besimit mysliman, tha se ishte vetë profesori që provokoi dhe nxiti urrejte fetare.
Sipas saj, krimi është pasoja e veprimit të profesorit. Deklaratat e saj shkaktuan debat në studio, pasi panelistet i dolën kundër.
“Profesori provokoi dhe nxiti urrejte fetare. Nëse do ishte mësuesi i fëmijës tim dhe ti thontë “dil jashtë se do shaj fenë tëndë”, unë do ndihesha e diskriminuar. Krimi është pasoja, duhet të merremi me shkakun.
Të thuhet akt terrorist, personi duhet të tentojë destabilizimin e atij shteti.”, tha avokatja Migena Balla.
Mësuesit Paty iu pre koka nga një ekstremist islamik në 16 tetor pranë shkollës së mesme në Conflans-Sainte-Honorine, Yvelines, dhjetë ditë pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Muhamedit gjatë orëve mbi lirinë e shprehjes.
/e.rr