Kryeministri Edi Rama ka përfituar nga vizita e tij në Vlorë, ku mori pjesë në ceremoninë e mbajtur për 103-vjetorin e Pavarësisë, për të përuruar zyrën e re të Fondit Monetar Ndërkombëtar në qytetin bregdetar.
Gjatë fjalës sa mbajtur Rama u ndal gjerësisht tek aspiratat e qeverisë për vitin e ardhshëm, duke theksuar se Vlora do ketë projekte të dukshme zhvillimore.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me presidentin, Bujar Nishani, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar morën pjesë sot në orën 10:00 në Sheshin e ‘Flamurit’ në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.