Të reja vijnë nga jeta private e këngëtares Rozana Radi. Pas disa vitesh që artistja është përpjekur ta mbajë jetën e saj sentimentale jashtë vëmendjes mediatike, më në fund zbulohet se kush është djali që ia ka rrëmbyer zemrën.
Ai quhet Shpëtim Karakushi, me detyrën oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë dhe ka gati 3 vite që ka një lidhje të konsoliduar me Rozanën.
Nuk dihet në cilat rrethana ata janë njohur, por sipas burimeve, ata duken dhe përputhen mjaft mirë me njëri-tjetrin, pavarësisht profesioneve të ndryshme. Këto janë fotot që paparazzi ka mundur t’i bëjë çiftit, ndërsa ndodheshin në mjediset e Panairit të Librit në Tiranë, për të vizituar stendat me botime të reja.
Ajo që dihet është se ata bashkëjetojnë në një apartament pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ në Tiranë, që prej një viti. Nisur nga fakti që punët i mbajnë pak larg nga njëri-tjetrit gjatë orareve të ditës, ata shfrytëzojnë kohën e lirë për ta kaluar bashkë si dhe mbrëmjet për të pirë një gotë me miqtë. Sipas këtyre të fundit, Rozana ndihet shumë mirë pranë tij dhe ata e konsiderojnë veten me fat, që jeta i ka takuar.
Rozana dhe Shpëtimi u njohën para tri vitesh, pasi të dy ishin ndarë nga partnerët e dikurshëm. Në vitin 2012, Rozana ishte ndarë nga reperi Mc.Kresha, ndërsa Shpëtimi i kishte dhënë fund një martese të shkurtër.
Gjatë gjithë kësaj periudhe Rozana është munduar ta mbajë për vete historinë e re të dashurisë, në mënyrë që momenti i bërjes publike të përkonte me zyrtarizimin e lidhjes. Rozana tashmë 36-vjeçe, është gati moshatare me partnerin e saj, i cili flitet se studimet e larta për Drejtësi i ka përfunduar në Itali./Panoramaplus