Seksioni i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka vënë në pranga mbrënjen e së enjtes 2 persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në kreqytet.
Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe partnerja e tij Brikena Frakulli, 32 vjeç janë dy personat e arrestuar.,
Arrestimi i dy të sipërpërmendurve u bë i mundur në bazë të operacionit të koduar “Epilog 2” nga Antidroga në Policinë e Tiranës, të cilët bënë të mundur edhe kapjen e 47 dozave heroinë (rreth 40 gramë), të bërë gati për shitje.
Çifti kishte një metodë te veçantë të shitjes së lëndëve narkotike pasi klientët i gjente përmes Facebookut.
Sipas informacioneve të policisë, çifti arrinte të “gjuante” në Facebook klientët “VIP” dhe biznesmenë. Pasi gjenin klientët në Facebook, bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në Facebook. Mësohet se zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “Bllok”, si dhe lokalet e natës në Tiranë.