Një punëtor fushe, emigrant, e ka pësuar keq nga bosi i tij grek ndërsa ka shkuar për ti kërkuar 5000 euro që i detyrohej.
Ngjarja e pasqyruar sot në mediat greke mësohet se ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ku sapo emigranti i kërkoi pronarit të tij ti shlyente detyrimet, djali i tij e nxori me forcë nga dyqani i tyre ku shesin patate dhe e rrajhu keq.
Punëtori Bilal Odin po trajtohet në spital për goditje në kokë, fytyrë dhe trup.
Lëvizja “Të Bashkuar Kundër Racizmit dhe Kërcënimit Fashist” e denoncoi ngjarjen dhe kërkoi reagimin e të gjithë shoqatave dhe sindikatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut të dënojnë racizmin dhe dhunën.
“Është koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së mijëra punëtorëve migrantë në tokë dhe për ti legalizuar të gjithë këtu dhe tani” thuhet në deklaratë.
g.kosovari